Lajme

Profesori i gjeografisë demanton Vetëvendosjen: Në protestë nuk kanë qenë as 3 mijë pjesëmarrës

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 28 May 2020

Lëvizja Vetëvendosje i ka publikuar sot disa fotografi nga test-protesta e zhvilluar para ndërtesës së Qeverisë përmes së cilës u kërkua që vendi të shkojë në zgjedhje, në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas VV-së, në këtë test-protestë kanë qene mbi pesëmijë pjesëmarrës.

Por, kështu nuk thotë edhe profesori i gjeografisë, Tomor Qela. Sipas tij, në këtë protestë në asnjë rast nuk kanë qenë mbi 2800 pjesëmarrës.

-Advertisement-

“Në asnjë rast nuk kanë qenë mbi 2800 pjesëmarrës”.

“Arsyeja është se sheshi ‘Skënderbeu’ që ka qenë i mbushur me protestues i ka 5160 metra katrorë. Kur kemi parasysh se në çdo pikë ka distancë prej dy metrash – i bie se një protestuesi i nevojiten katër metra katrorë”.

“Në sheshin ‘Skënderbeu’ kanë qenë rreth 1290 protestues”.

“Në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ që i ka 2420 metra katrorë kanë qenë rreth 600 protestues”.

“Ndërsa në sheshin ‘Adem Jashari’ që ka 3360 metra katrorë kanë qenë rreth 840 protestues”.

“Totali i të tre shesheve është 10.940 metra katrorë, kur i pjesëtojmë për katër metra për një person, del se kanë qenë rreth 2700 protestues”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera