Lajme

Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 26 November 2024

Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozitet editorial” publikimin e lajmit të rremë nga RTK, kinse dy mediume vendore paguhen nga Serbia.

Krasniqi tutje shkroi se skandalet e tenderëve njëburimorë e grantet në bujqësi duhet të hetohen nga drejtësia, pasi ato nuk zgjidhen me debate politike

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Skandalet e qeverisë me tendera njëburimorë, me rezervat shetërore, me grante joligjore në bujqësi, me mafiozitet editorial në RTK, nuk zgjidhen me debate politike. Këtu ka punë drejtësia.

Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri. Nëse nuk vepron, dështimi i shtetit është rruga përpara, pasi nuk mund të ketë shtet të suksesshëm me qeveri të dështuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera