Lajme

Profesori i fakultetit, punëtor “sezonal” për dhënie të dokumenteve

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 21 September 2018

Profesori i një kolegji privat e ka degraduar veten me dëshirë. Ani pse është profesor i rregullt i një dege në studimet bachelor, ai ka konkurruar për një pozitë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), pozitë kjo nga e cila do të “ndihmojë zyrtarët në dhënien e dokumenteve të udhëtimit”, shkruan sot Koha Ditore.

Avdi Smajlaj nga shtatori është bërë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai është njëri nga të punësuarit “sezonalë”, që nga shtatori i kanë nënshkruar kontratat për “të ndihmuar lehtësimin e dhënies së dokumenteve për mërgimtarët që e vizitojnë Kosovën gjatë verës”, ani pse në shtator përfundon sezoni i njerëzve që jetojnë jashtë e që qëndrojnë në Kosovë dhe nxjerrin dokumente. Smajlaj, që është profesor fakulteti në kolegjin “Fama”, nuk është për herë të parë pjesë e MPB-së.

Ai ka qenë këshilltar i ish-ministrit Flamur Sefaj. Smajlaj ka qenë sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Kosovën e Re (AKR).

-Advertisement-

Punësimi i tij është bërë para disa javësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera