Kulturë

Profesori Flamur Maloku shpërblehet për librin ‘Fishta dhe tradita e leximit’

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 23 October 2021

Profesori universitar, shkrimtari dhe studiuesi kosovar, Flamur Maloku, është shpërblyer për librin e tij ‘Fishta dhe tradita e leximit’, gjatë kremtimit të 150 vjetorit të ditëlindjes së Gjergj Fishtës në Lezhë.

Vepra e Malokut është vlerësuar nga Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Kulturës në Shqipëri si libri më i mirë studimor gjatë dy viteve të fundit.

“Sot, në Lezhë, me rastin e kremtimit të 150-vjetorit të Ditëlindjes së Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, Bashkia e Lezhës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, shpërbleu librin tim “Fishta dhe tradita e leximit”, për veprën më të mirë studimore gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë Maloku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera