Profesori britanik: Shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjidhja më e logjikshme
Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 08 March 2023
Ky është plani më i mirë që ka dalë ndër vite nga Brukseli.
Kështu e vlerëson propozimin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, profesori nga London School of Economics, James Ker Lindsay.
Lindsay, thotë se Kosova për një kohë të gjatë që ka mbetur e bllokuar ne arenën ndërkombëtare, prandaj sipas tij për të lëvizur përpara duhet ta pranoj këtë marrëveshje me Serbinë.
“Mendoj se është një propozim shumë më i mirë nëse i krahasojmë më të kaluarat, ka disa ndryshime pozitive. Por, ajo që më shqetëson më së shumti është mënyra se si do të zbatohet ky plan, pra palëve duhet t’iu caktohet një kohë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Nëse nuk zbatohen këto marrëveshje atëherë është e sigurt se do të ketë serish kriza. Të jemi të sinqertë ka një kohë të gjatë që Kosova ka stagnuar në arenën ndërkombëtare, ka akoma shumë shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë. Kosovës i duhet shumë kjo marrëveshje që të bëjë progres të mëtutjeshëm”, deklaroi ai.
Profesori britanik tregon se përgjatë këtyre viteve Kosova ka qëndruar para dy zgjidhjeve, shkëmbimi i territoreve ose autonomi për komunitetin serb.
Megjithatë ai shprehet i bindur se në asnjë forme Kosova nuk do ta ketë fatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Gjithmonë ishin vetëm dy rrugë për zgjidhjen e problemit me Serbinë. Njëra është shkëmbimi i territoreve dhe tjetra është autonomi për komunitetin serb, e para nuk gjeti mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë situatë në të cilën është Kosova duhet ta pranoj një formë autonomie për komunitetin serb, dhe kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë bosnjëzim. Disa njerëz me qëllim po synojnë të dezinformojnë për këtë gjë duke krijuar panik për publikun. Duhet ta kuptoni se nuk do të jetë një Republike Serbe brenda Kosovës. Ka shumë modele të autonomisë që nuk ngjasojnë më Republikën Serbe në Bosnje. E nëse me pyesni se si do e zgjidhja këtë çështje atëherë do të ishte shkëmbimi i territoreve, kjo për mua është do të ishte zgjidhja më e logjikshme”, u shpreh ai.
Ndryshe nesër gjatë pasdites pritet të zbarkoje në Prishtine, ndërmjetësuesi kryesor i këtij procesi Miroslav Lajçak.
Të tjera
-
OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destabilizues
Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritj...
-
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime, shkr...
-
“Martesa e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë
Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alb...
-
Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën
Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar,...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës suspendohet Gjyqtari Agim Kuçi
Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje ...
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri....
-
Edhe Mbretëria e Bashkuar shprehet e shqetësuar nga aksioni i djeshëm i Policisë në Veri
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
SHBA-ja i bën thirrje Qeverisë të dëgjojë këshillat e aleatëve, Hovenier: Aksioni në veri s’ishte i koordinuar
Zëvendësndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit në Byronë për Demokraci, ...
-
Tik Tok fillon me ndalesa, ja çfarë s’mund të publikoni nga tani
TikTok është një platformë e mediave sociale me shumë ndikim dhe prej disa ko...
-
Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, akuzuat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar
Mes përplasjesh dhe akuzave të deputetëve të pozitës dhe opozitës është mbajt...
-
Vdes një minator në Shqipëri, plagoset rëndë një tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një një nga galeritë e minierave në Krastë...