Profesori boshnjak: Të rritet presioni ndaj Republika Srpskas, Bosnja duhet të heqë vizat për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 19 October 2024
Kryetari i Këshillit të Kongresit të Intelektualëve Boshnjakë të Kosovës, profesori universitar Mejdin Saliji, e konsideron vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e njëanshme të vizave nga 1 janari 2025, gjegjësisht lejimin e hyrjes dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës vetëm me letërnjoftim, të justifikuar, me shpresën se Bosnja dhe Hercegovina do të ndjekë të njëjtin shembull, shkruan etto.ba, transmeton Express.
Ai rikujton se kjo çështje ka qenë aktuale për disa vite, dhe se qytetarët dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk kanë pasur qëllim që të pengojnë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
“Qeveria e Kosovës, politikanët, shoqëria civile, intelektualët po bëjnë gjithçka që shteti i Bosnjë-Hercegovinës të respektojë reciprocitetin dhe t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza – ka deklaruar Saliji.
Ai thekson se BeH nënshkroi marrëveshje brenda Procesit të Berlinit që qytetarët e të dy vendeve udhëtojnë pa viza dhe se të gjitha vendet janë të detyruara ta ratifikojnë atë marrëveshje në parlamentet e tyre, por Bosnja dhe Hercegovina nuk e bëri kurrë këtë për Kosovën.
“Kuvendi i Kosovës ratifikoi menjëherë marrëveshjet. Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të hiqen vizat dhe se qytetarët e BeH mund të udhëtojnë me letërnjoftim nga 1 janari 2025, pavarësisht nëse BeH do ta bëjë të njëjtën gjë” – thotë Saliji.
“Topi tani është në fushën e BeH-së”, thekson ai, dhe sipas tij BeH është ajo që duhet të zbatojë reciprocitetin adekuat ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të respektojë obligimet e marra.
Ai beson se ndërmjetësues në këtë rast mund të jenë Delegacioni i Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadat e shteteve të Kuintit, duhet të rrisin presionin ndaj Bosnjë-Hercegovinës në të gjitha ngjarjet ndërkombëtare dhe t’i kushtëzojnë rrugën drejt BE-së, që pa marrë përsipër detyrimet në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes, nuk është e mundur të ecet përpara drejt integrimeve euroatlantike dhe të vendosë sanksione, veçanërisht ndaj subjektit të “Republika Srpska”, që po bllokon procesin dhe nuk lejon ratifikimin e marrëveshjes.
“Po ashtu, politikanët boshnjakë dhe kroatë nga Bosnja dhe Hercegovina duhet ta përfshijnë këtë çështje në funksionimin e koalicionit shtetëror, si dhe t’i kushtëzojnë politikanët nga RS që këtë çështje ta vënë në rend dite, sepse nga kjo nuk përfitojnë vetëm qytetarët, por edhe shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, duke përfshirë entitetin e RS-së mbi të gjitha, – thotë Saliji.
Shteti i Serbisë, kujton ai, i ka lejuar qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë me letërnjoftime të Kosovës pa ua njohur shtetësinë, dhe Bosnja e Hercegovina ende nuk mund ta bëjë këtë gjë që është absurde./Express/
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...