Lajme

Profesori amerikan: Kurti të mos përfshihet në punët e shteteve fqinje, e papranueshme që vetëm 14 për qind e kosovarëve janë vaksinuar

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 16 May 2021

Profesori i Universitetit “John Hopkins” në SHBA, Alon Ben-Meir, dhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me çështjen pandemike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi, Ben-Meir, u shpreh se Kurti nuk duhet që të përfshihet në punët e brendshme të shteteve fqinje, sikur që bëri së fundmi në Shqipëri.

“#Kurti nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të shteteve fqinje, sikurse bëri në Shqipëri. Në vend të kësaj, ai duhet të merret urgjentisht me çështjet që prekin Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera ai në Twitter.

-Advertisement-

Po ashtu, ai e konsideroi të papranueshëm faktin se vetëm 14 për qind e Kosovës janë imunizuar kundër koronavirusit përmes vaksinës antiCOVID.

“Është i papranueshëm fakti që vetëm 14% e popullsisë është vaksinuar deri më tani; Kosova duhet t’i japë përparësi vaksinimit të grupeve më të rrezikuara”, ka thënë tutje ai.

Të premten, para qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, ishin krijuar grumbullime të mëdha të të moshuarve ku po prisnin për të marrë vaksinën antiCOVID.

Kjo ka bërë që të reagojë Ben Meir, duke thënë se është tronditur nga këto pamje. Ai kishte etiketuar në Twitter kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani duke shtuar se pamjet e së premtes shpërfaqin dështimin e qeverisë për të trajtuar siç duhet procesin e vaksinimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera