Lajme

Profesorët marrin pagat, nuk mbajnë mësimin

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 21 June 2017

Një numër jo i vogël i profesorëve marrin paga të plota në Universitetin e Prishtinës, ndonëse ata nuk mbajnë fare mësimin, raporton infokusi.com

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZAK) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 ka gjetur se në tetë nga 97 mostrat e testuara, kanë vërejtur se profesorët nuk shënojnë fare orën dhe datën e mbajtjes së ligjëratës, e disa të tjerë shënojnë vetëm fillimin e orës së mbajtjes së ligjëratës, raporton infokusi.com

Përderisa zyrtarët përgjegjës për kalkulimin e orëve të mbajtura e bëjnë kalkulimin pa ato dëshmi përkatëse.

-Advertisement-

Sipas ZKA-së po ashtu, në një (1) rast nuk na janë ofruar fare dëshmitë (vijueshmëria) e mbajtjes së ligjëratave, derisa i punësuari kishte marr pagë të plotë, raporton infokusi.com

“Kompensimi për orë mësimore jo të kompletuara me dëshmi, mund të ketë ndikim negativ financiar dhe rrit rrezikun që shpenzimet të jenë më të larta se shërbimet e pranuara. Rektori i UP-së duhet të sigurohet që kontrollet aktuale për monitorimin e vijueshmërisë së procesit mësimor të forcohen, në mënyrë që stafi akademik të kompensohet vetëm për orët e arsyetuara dhe të dokumentuara saktë”thuhet në raportin e ZKA-së. / INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera