Lajme

Profesoresha Jehona Lushaku-Sadriu i bashkohet LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 22 December 2021

Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook.

“Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu nga sot është pjesë e LDK-së. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Ai shtoi se se LDK’ja mbetet e hapur për profesionistë, intelektualë, e aktivistë publik që ndajnë bindje të njëjta e që kanë vullnet për shërbim ndaj vendit.

“LDK mbetet e hapur për profesionistë, intelektualë, e aktivistë publik që ndajnë bindje të njëjta e që kanë vullnet për shërbim ndaj vendit. Kjo shtëpi e demokracisë, si alternativë e vetme e dekadës së tashme, do t’i pasurojë radhët e veta me më të mirët e shoqërisë; në të gjitha nivelet pa dallim. Ekipi ynë i ardhshëm, me të tillë si profesoresha Lushaku – Sadriu, ka të ardhme të sigurt”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, Lushaku-Sadriu është ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Shkencës Politike./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera