Profesionistët shëndetësorë, të pakënaqur me paga
Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 14 January 2018
Të gjithë mjekët specialistë në institucione publike shëndetësore, pavarësisht në çfarë fushe punojnë, paguhen njësoj, përkatësisht me një pagë prej rreth 600 eurosh në muaj.
Kjo vlen edhe për infermierët, të cilët paguhen nga rreth 400 euro në muaj.
Profesionistë shëndetësorë e vlerësojnë këtë gjendje si jo të drejtë.
Ata kanë kërkuar kategorizim pagash. Këtë e ka thënë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, duke shtuar tutje se punëtorët shëndetësorë duhet të kenë vlerësim real.
“Ne kemi shprehur brengën tonë për pagat e ulëta të stafit shëndetësor te kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ligji i pagave duhet ta gjejë punëtorin shëndetësor në vendin meritor.
Kjo ka hasur në mirëkuptim te kryeministri që të bëhet kategorizimi i pagave për punëtorët shëndetësorë dhe tani jemi në pritje”, ka thënë Syla.
Ai tutje ka shtuar se rritja e premtuar prej katër për qind në fillim të mandatit të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, nuk ka paraqitur rritje reale dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e reagimit të sindikatës.
“Qeveria është e vetëdijshme se profesionistët shëndetësorë nuk janë në vendin e merituar”, ka shtuar Syla.
Edhe vetë mjekët flasin për çështjen e pagave. Ata thonë se sistemi shëndetësorë është një nga pesë shtyllat e shtetit dhe duhet që Qeveria të përkujdeset për paga të dinjitetshme për ta.
Basri Lenjani, drejtor i Klinikës emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se me rritjen e pagës për punëtorët shëndetësorë, do duhej që të rregullohej edhe çështja e tyre nëse ata do të punojnë në sektorin publik ose atë privat.
“Një prej komponentëve të rëndësishme për ta mbajtur sistemin shëndetësor dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe infermierë është sigurimi i pagës së dinjitetshme. Kjo nënkupton që mjekë e infermierë të përqendrohen se a dëshirojnë të punojnë në sektorin publik ose privat. Dhe, kështu krijohet një balancë mes dy sektorëve”.
“Ligji i pagave, profesionistët e kujdesit shëndetësor i ka ulur nga pagesa krahasuar me shërbimet tjera në nivel të institucioneve”, ka thënë Lenjani.
Sipas tij, po qe se vazhdojnë të mos merren parasysh kërkesat e punëtorëve në sektorin shëndetësor, këta të fundit, në vazhdimësi do të kërkojnë të drejtat e tyre elementare, siç i quan ai.
“Qeveria aktuale të besojë se kategoria më e rëndësishme si dhe një nga 5 shtyllat e shtetit e njëra nga to edhe shëndetësia, të jenë me pagë të dinjitetshme. Në qoftë se nuk arrihet të bëhet një harmonizim i pagave duke i ndarë përgjegjësitë, rolet dhe obligimet, ne do të mbesim në vazhdimësi në kërkim të drejtave elementare për ta mbajtur veten dhe familjen”, është shprehur Lenjani.
Ligji për pagat mbetet një nga prioritetet e vazhdueshme ligjore, por që nuk është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Mungesa e këtij ligji e mban të padefinuar edhe nivelizimin e pagave.
Si në shumë fusha tjera, edhe sektori i shëndetësisë “vuan” nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave dhe si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, mjekët kanë deklaruar se nuk është korrekte që pagat e mjekëve të jenë lineare.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































