Shëndetësi

Profesionet që rrezikohen më shumë nga diabeti

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 19 September 2019

Stili i jetesës, mënyra se si ushqeheni apo veçanërisht puna që bëni ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin tuaj. Një studim interesant nga Instituti Karolinska në Suedi vuri re një lidhje të ngushtë midis disa profesioneve specifike dhe diabetit të llojit 2.

Kështu, falë vëzhgimit shkencor në fjalë u realizua një hartë me punët që të shpien drejt kësaj sëmundjeje.

Kështu, drejtorët dhe pastruesit janë tre herë më të prirur për të mbartur diabetin e tipit 2 sesa mësuesit apo fizioterapistët, të cilët priren për të kryer kontrolle më të shpeshta mjekësore. Rezultatet u botuan në revistën shkencore “Diabetologia”.

-Advertisement-

Kështu, diabeti i tipit 2 haset më së shumti te shoferët, punëtoret e fabrikave e të tjera.

Nën shqyrtim u morën 4.6 milionë qytetarë suedezë, përgjatë viteve 2006-2015, ku 202,000 njerëzit e anketuar mbartnin diabetin 2. Krahas qëndrimit për orë të tëra ulur, stresit ose punës me turne, në shfaqjen e diabetit ndikuan edhe obeziteti, pasiviteti fizik dhe pirja e duhanit në moshë të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera