Sport

Profecia e Mourinhos: Mbappe më i vlefshëm se Messi dhe Ronaldo

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 19 March 2019

Jose Mourinho beson se mosha e Kylian Mbappe dhe aftësia “e pabesueshme” e bën atë më të vlefshëm se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ylli i Paris Saint-Germain Mbappe ka ngritur Kupën e Botës, fitoi “Ligën1”, dy herë, shënoi 55 gola dhe u votua i katërti në “Topin e Artë”; të gjithë këto përpara se të mbushë 21 vjec.

Dhe është rinia e tij që ish-menaxheri i Manchester United, Mourinho, e sheh si diferencë kritike kur krahason vlerën e tij në tregun e transferimit tek kapiteni i Barcelonës Lionel Messi, 31 vjeç, dhe talenti i Juventusit Ronaldo, 34 vjeç.

“Për një lojtar si Mbappe, kur flisni për të ardhmen, nuk keni nevojë të thoni se çfarë do të jetë ai për pesë vjetapo për 10 vjet”, tha Mourinho.

-Advertisement-

“Vetëm përqendrohu tani, është absolutisht e pabesueshme. Për sa i përket cilësive të tij, ai është i pabesueshëm”, përfundoi Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera