Fun & Video

“Profecia e Biblës” bie mbi qytetin: Pushtohet nga thatësira dhe ushtritë e karkalecave

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 09 November 2021

Ushtri karkalecash kanë pushtuar qytetin e Manderas, kryeqendra e rajonit me të njëjtin emër në kufi me Somalinë dhe Etiopinë, e kjo pikërisht në kohën kur zona përballet dhe me thatësira shkatërrimtare.

Autoritetet vendase thonë se re të tëra karkalecash kanë errësuar qiellin, ndërsa banorët, nuk po marrin ndihmë nga qeveria. “Po vijnë tufa-tufa nga shkretëtira”, shprehen banorët, “nuk dimë sesi të përballemi me to”.

Zyrtarët flasin për një tufë shkatërrimtare insektesh që mbjell kaos kudo ku kalon. Ata kërkuan nga qeveria që të veprojë shpejt me spërkatje nga ajri. Nëse kjo nuk ndodh, murtaja e karkalecëve, siç e quajnë, do të prekë të gjithë rajonin e gjunjëzuar nga thatësirat dhe do shkatërrojë kullotat e mbetura për blegtorët.

-Advertisement-

Karkalecat e shkretëtirës u raportuan për herë të parë në Mandera në dhjetor 2019, duke shkaktuar krizën më të keqe të këtij lloji që rajoni kishte parë në 70 vjet.

Në 2020-ën, pjesë të ndryshme të Kenias u goditën nga një valë e dytë e insekteve që po torturojnë banorët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera