Lajme

“Profa” e fiton Klinën, por i duhet edhe “pak” në balotazh!

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 17 October 2021

Zenun Elezaj është fitues i zgjedhjeve në Klinë. Megjithatë “profa” duhet të futet në balotazh në garë me Esat Rracin e PDK-së.

Elezaj ka njoftuar se AAK në Klinë ka fituar 45% të votave në zgjedhjet e mbajtura sot.

“Kemi fituar me rreth 45% të votave.
Këtë fitore ua dedikoj të gjithë qytetarëve të Klinës, të cilët më besuan dhe vlerësuan mundin dhe angazhimin e këtyre 4 viteve.
Neve na ka mbetur edhe një shtysë e vogël për të fituar mandatin e dytë.
Faleminderit të gjithëve” shkruan Elezaj në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera