Prof.dr. Genc Sulçebe:Pas 3 vitesh pandemi mund të shohim dritë në fund të tunelit

Autori: Gazeta inFokus
15:27 | 19 January 2023
Imunologu i njohur, akademik prof.dr Genc Sulçebe në një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës tha se “pas tre vitesh mund të themi se mund të shohim dritën e plotë në fund të tunelit, për arësye të përhapjes masive të virusit në popullatën botërore dhe përdorimit masiv të vaksinimit të mbi 5 miliard e gjysmë njerëzve në botë”.
Lidhur me përhapjen e nënvariantit XBB në ShBA, por dhe Europë dhe mundësinë e ndikimit të tij në në Shqipëri, ai theksoi se “nuk do të kemi probleme të mëdha, se meqënëse shumica e individëve në popullatë kanë rënë në kontakt me virusin, ose janë vaksinuar kanë një mbrojtje imunitare të tillë që edhe po të infektohen mund të japin një sëmundje shumë të lehtë”
Duke u ndalur tek mutacionet e koronavirusit në tre vitet e fundit dhe dëmet që ka sjellë në shëndetin e njerëzve, prof.dr. Sulçebe bëri të ditur se “virusi përpiqet të përshtatet dhe ka mutacione, por nuk janë më të rrezikshme”.
Në komentin për politikën zero Covid dinamike të Kinës, ai vlerësoi se “për masën e popullatës së vendit dhe dendësinë e saj, ishte e rëndësishme sepse u ruajtën shumë jetë. Po të ishte një politikë liberale mund të kishte dëme shumë të mëdha”. Shqetësimet virologjike lidhur me rihapjen e Kinës dhe mundësinë e varianteve të reja të virusit, apo kufizimet për turistët kinezë ai i quajti të pajustifikuara.
“Tani përjetojmë një rritje të popullatës botërore, por njëkohësisht kemi një prishje të ekosistemit botëror. Mund të ndodhë gjatë këtij shekulli dhe një pandemi tjetër dhe kjo kërkon studime, bashkëpunim botëror mes studiuesve sepse teknologjia dhe studimet në këto fusha janë mjaft të avancuara”, u shpreh imunologu Genc Sulçebe.

Të tjera
-
Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit pas marrëveshjes në Ohër, u pritën shumë keq në BE
Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon ka thë...
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në ...
-
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzave është arrestuar këtë javë në Kabul, si dhe u kanë bërë thirrje talibanëve që të sqarojnë arsyen e ndalimit të tij. As zëdhënësit e Ministrisë së talibanëve për Informacion dhe as ata të agjencisë së inteligjencës, nuk u janë përgjigjur kërkesave për të komentuar apo konfirmuar ndalimin. Lexo Edhe: Hiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt Grenell i reagon Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush nuk e nënshkroi “ma… “Matiullah Wesa, udhëheqës i (Pen Path) dhe mbrojtës i të drejtës së grave për edukim, është arrestuar të hënën në Kabul”, ka thënë Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) përmes një deklarate. “UNAMA u bën thirrje autoriteteve de facto që të japin detaje për vendndodhjen e tij, arsyet e arrestimit dhe t’i sigurojnë atij përfaqësim ligjor dhe kontakt me familjen”. Wesa ka vite që mbron të drejtën e grave për edukim, sidomos në zonat më konservatore. Organizata e tij, Pen Path, ka mbajtur disa takime me pleqtë e fiseve dhe i ka inkurajuar komunitetet dhe autoritetet që të hapin shkolla. Administrata e talibanëve ua ka ndaluar edukimin shumicës së grave. Ato mund të vijojnë vetëm shkollimin fillor, por jo edhe atë të mesëm apo universitar. Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar në rihapje të shkollave, mirëpo pa dhënë afate kohore kur mund të ndodhë diçka e tillë. /REL/
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar dje ...
-
OKB: Aktivisti për edukim të vajzave është arrestuar në Kabul
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzav...
-
Kaloi shpejtësinë e kufizuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja
Është ndaluar një shofer në rrugën Gjilan- Kamenicë, më saktësisht në fshatin...
-
Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka biseduar në telefon me princin e kurorës në ...
-
Në një sallë të dasmave në Pejë vjedhin kasafortën, kishte një shumë të konsiderueshme parash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka raportuar se në sallën...
-
Vjedhja e 40 mijë eurove e stolive të arit ne vlerë prej 25 mijë euro në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar i dyshuari me inicialet S.I., 49-vjeç, për vjedhje të rëndë n...
-
Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se në të k...
-
Sulmi me armë ndaj Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojës së sigurisë që u vra
Policia e Vlorës ka shoqëruar ish dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrar...
-
Vdes papritur një person në Klinë
Një person ka vdekur të hënën në fshatin Garabanicë të Klinës ku ishte rrëzua...
-
Policia arreston tetë persona për bixhoz në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në rrugën “1 Tetori”, në Prishtin...