Lajme

Produktet e patateve të Vushtrrisë eksportohen në shtete të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 13 October 2018

Drejtori për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Komunës së Vushtrrisë, Miran Haliti, ka precizuar se me patate kanë qenë të mbjella 1.129 hektarë në gjithë rajonin e komunës së Vushtrrisë, nga të cilat janë nxjerrë saktësisht 22.580 tonë patate. Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrrisë, ka thënë se produktet e patates së Vushtrrisë eksportohet në katër shtete të BE-së.

E njohur në gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj, me sipërfaqe të mëdha të mbjella me patate, Vushtrria është bërë eksportuesi më i madh i produkteve të patates në shtetet e BE-së.

Prodhimi i patates këtë vit ka shënuar rënie në krahasim me vitin e kaluar për shkak të dëmeve nga të reshurat dhe përmbytjet, por megjithatë, sipas kultivuesve të patates, rendimentet kanë qenë të kënaqshme.

-Advertisement-

Drejtori për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Komunës së Vushtrrisë, Miran Halili, ka thënë se në gjithë rajonin e komunës së Vushtrrisë kanë qenë të mbjella me patate saktësisht 1.129 hektarë, ndërsa rendimenti mesatar, sipas të parit të bujqësisë së Vushtrrisë, ka qenë 20 tonë për një hektarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera