Lajme

Produktet e importuara nga Serbia shënojnë rritje enorme, ministrja Hajdari paralajmëron masa

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 18 November 2021

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media ka thënë se do të marrin masa ndaj disa produkteve nga Serbia siç janë biskotat dhe ëmbëlsirat.

“Ne do të marrim masa ndaj produkteve konditorike, siç janë biskotat dhe ëmbëlsirat që prodhohen nga Serbia sepse këto produkte kanë pasur rritje enorme të importit. Ne do t’i shikojmë evidencat e pastaj do të vendosim për masat”, ka thënë ajo.

Hajdari shtoi se për dallim nga viti i kaluar ka rritje të importit nga Serbia, ndërsa eksporti i Kosovës është vetëm 1% në vitin 2020.

-Advertisement-

“Produktet e importuara në territorin e Kosovës kanë rritje enorme dhe po i dëmton prodhuesit vendor. Si përfundim sipas departamentit të tregtisë, tregohet se ka rritje të importit nga Serbia për dallim nga viti i kaluar. Eksporti i Kosovës është vetëm 1% në vitin 2020 dhe tash 2021” ka thënë ajo. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera