Producenti i TV Planet: Martin Berishaj është akteri kryesor i lidhjes “Golob – GEN”

Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 23 April 2022
Gazetari dhe producenti i TV Planet, që është media e cila e zbuloi skandalin financiar në Slloveni ku u raportua se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se të gjitha dokumentet e publikuara janë të vërteta.
Bojan Pozhar, në një intervistë për Albanian Post, tha se “(Martin Berishaj) është akteri kryesor i këtij rrëfimi, ai është themeluesi i ndërmarrjes MB Consulting, ai ka pranuar paratë dhe ai ka transferuar paratë tutje”.
Ai ka thënë, se në bazë të dokumenteve që ata kanë siguruar, dhjetë ditë pasi u themelua ndërmarrja “MB Consulting” në Mal të Zi kanë filluar të rrjedhin pagesat nga filiala e GEN-it në Beograd.
“I kam parë dokumentet, në TV Planet i kam shikuar dokumentet dhe momentalisht çështja është kështu: ambasadori Berishaj ka themeluar ndërmarrjen MB Consulting në Mal të Zi dhe përafërsisht dhjetë ditë pas themelimit të kësaj ndërmarrje kanë filluar të rrjedhin pagesat nga filiala simotër e ndërmarrjes shtetërore sllovene GEN-i në Beograd”.
“Kështu filiala e ndërmarrjes GEN-i në Beograd ka kryer pagesa në xhirollogarinë e ndërmarrjes së ambasadorit në Mal të Zi në Podgoricë, ka filluar të bëjë pagesa në shumat 10.000, 20.000, shuma më e madhe ka qenë rreth 50.000 euro, shuma e përgjithshme e pagesave është përafërsisht 600.000 euro”, deklaroi ai.
Pozhar ka deklaruar se ambasadori kosovar “menjëherë pas pranimit të pagesave, ka bërë tërheqjen e të hollave, të cilat pastaj do t’i bartte te Robert Golobi në Lubjanë”.
Gazetari i TV Planet përmend edhe faktin se në kohën kur ndodhi e gjithë kjo, “Robert Golobi ka qenë Kryetar i Bordit të ndërmarrjes shtetërore energjetike sllovene. Më vonë supozohet se këto para Robert Golobi i ka investuar në disa fonde financiare italiane, të cilat ia mundësojnë investitorëve anonimitetin”.
Pozhar ka përmendur gjithashtu faktin se “ambasadori është gjithashtu themelues edhe i një ndërmarrjeje në Prishtinë të përbashkët me Janez Bukovnikun një personalitet i njohur në Slloveni, i cili njëkohësisht ka qenë drejtor i Lotarisë sportive të Sllovenisë, me të cilin ambasadori ka ndërmarrje në Prishtinë”.
TV Planet publikoi dokumente që pretendonin se është bërë një bartje e parave nga filiala e kompanisë energjetike GEN-i në Beograd në kompaninë “MB Consulting” që është në pronësi të ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj, të cilat më pas ky i fundit i ka tërhequr dhe ia ka dërguar politikanit opozitar slloven, Robert Golob.

Të tjera
-
Ndërrojnë jetë dy figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kosova ka humbur sot dy personalitete të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të K...
-
Ndryshimi i motit, komuna me paralajmërim për qytetarët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas...
-
Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind pë...
-
Fermerët ankohen për çmim të ulët të grurit: 1 kg grurë 17 centë, 1 bukë 60 centë!
Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit i cili ka të mbjella 120 hektarë m...
-
Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arr...
-
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistent...
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...