Lajme

Prodhuesit vendës duan ndryshime ligjore që ua lehtësojnë tregtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 06 August 2017

Prodhuesit vendorë po kërkojnë që sa më shpejt të ndryshojë ligji për tregti të brendshme. Ata ankohen se po dëmtohen nga tregtarët duke ofruar kushte jo të mira në treg.

Oda Ekonomike u dha mirënjohje disa bizneseve që promovojnë produktet vendore Made in Kosova, ato po ashtu u lavdëruan edhe për eksportet që kanë, raporton televizioni publik.

Por, pikërisht, prodhuesit vendorë, në shumë raste, theksojnë se po kanë probleme të mëdha me disa tregtarë vendorë, të cilët po i dëmtojnë ata me kushtet që kanë. E, për të zgjidhur këtë çështje, po kërkohet me ngulm që të ndryshohet sa më shpejt ligji për tregti të brendshme.

-Advertisement-

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike, theksoi se janë dy ligje substanciale që duhet të jenë prioritet i prioriteteve, i qeverisë së ardhshme, ligji i parë është ligji për tregti të brendshme, që është një mbështetje direkte për sektorin prodhues, sepse kuptohet që në markete dhe hapësirat shitëse do të jetë një hapësirë e garantuar për prodhimet vendore dhe ligji i dytë, i cili besoj që do të jetë po aq i rëndësisë së veçantë është ligji antidamping, që do të jetë edhe një mekanizëm shtesë për të mbrojtur dhe stimuluar prodhimin vendore.

Sipas deklaratave të zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë, të bëra në vitin 2016, ky ligj edhe pse është paraparë të ndryshohet këtë vit, megjithatë ai pritet të ndryshohet në vitin 2018.

Ndërsa Sytrime Dervisholli, përfaqësuese nga Ministria e Tregtisë, theksoi se tani veç ka përfunduar koncept dokumenti i cili do bëjë arsyeshmërinë e shkrirjes së ligjeve apo fuzionimit të ligjit për tregti të brendshme dhe ligjit për tregti të jashtme.

Tutje ajo theksoi se ligji do të rregullojë tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe sigurisht se do ta parasheh edhe një nen i cili do të bëjë promovimin e produkteve vendore me një për qind, të caktuar sipas kërkesave së odave ekonomike.

Dervisholli thotë se kanë kërkuar ekspert jashtë vendit që t`i ndihmojë Ministrisë së Tregtisë në këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera