Prodhohet artificialisht truri i parë njerëzor!
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 09 August 2018
Riprodhohet për herë të parë në laborator një tru i vogël njerëzor i plot. Ky është një organoid, ose një organ në miniaturë dhe që përmban të gjitha llojet e qelizave që i përkasin pjesës së tij më të zhvilluar, kores, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Methods”, nga grupi amerikan i universitetit “Case Western Reserve”, të koordinuar nga Paul Tesar.
Me këtë arritje shkencëtarët kanë në dispozicion një laborator natyral për të studiuar sjelljen e organeve më komplekse, të kuptojnë origjinën e shumë sëmundjeve neurologjike dhe të eksperimentojnë barna të reja.
Që prej fillimit të saj, e ashtuquajtura teknologji e organoideve, që mundëson riprodhimin e organeve të njeriut në provëza duke u nisur nga qeliza burimore, ka revolucionuar aftësitë për të gjeneruar dhe studiuar lëkurën e njeriut në laborator.
Megjithatë, për sa i përket trurit, organoidet e realizuar deri tani nuk ishin të plota, mbi të gjitha nuk përmbanin të gjitha qelizat e kores dhe në veçanti mungonin oligodentrocitet, që janë thelbësore për një tru të shëndetshëm, sepse prodhojnë mjelinë, një substancë që mbështjell lidhjet mes qelizave nervore.
Në fakt, pa mjelinë, qelizat nervore nuk mund të komunikojnë me efikasitet dhe komunikimi mund të përkeqësohet në atë pikë, sa që mungesa e mjelinës shkakton shumë sëmundje neurologjike, mes të cilave edhe skleroza.
Studiuesit kanë arritur të prodhojnë këtë tru të vogël të kompletuar, që ngjason me një sferë të vogël, sepse arritën të zbulojnë recetën e duhur për të krijuar të gjitha llojet e qelizave të kores duke nxitur qelizat burimore pluripotente që të kthehen pas, pra janë riprogramuar dhe janë kthyer në qeliza “foshnje” nga qeliza të rritura që ishin kur u morën nga pacienti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...