Lajme

Prodhimi i energjisë me erë në Bajgorë, KEDS s’ka përgjigje se kush e blen këtë energji

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 20 December 2021

Gati që katër muaj ka nisur prodhimi i rrymës nga turbinat e erës në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut, por ende nuk është bërë e ditur se kush furnizohet nga kjo energji, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë park janë të instaluara 27 turbina, të cilat kanë fuqi të prodhojë nga 3,45 megavat secila, ndërsa në total parashihet të prodhohen 105 megavat në orë, që nënkupton 10 për qind e prodhimit që ka Kosova.

Lidhur me këtë, Gazeta Infokus ka pyetur Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Kompaninë për Furnizimin me Energji Elektrike (KESCO), se a furnizohet nga kjo energji.

-Advertisement-

Në KESCO thonë se përgjegjës për energjinë e prodhuar nga Burimet e Ripërtëritshme është KEDS-i. Ndërsa nga KEDS-i, thonë se sipas legjislacionit në fuqi, KEDS-i nuk blen energji nga Burimet e Ripërtëritshme.

Në një prononcim për Gazetën Infokus zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se KEDS-i merret me shpërndarjen e energjisë elektrike dhe nuk blenë energji nga Burimet e Ripërtëritshme .

“KEDS është Operator i Sistemit te Shpërndarjesh dhe konform legjislacionit në fuqi nuk blen energji nga Burimet e Ripërtëritshme. BRE-te, sipas legjislacionit i alokohen furnizuesve”, ka thënë Buzhala për Infokus.

Ai shtoi se prej vitit 2017 kontratat për blerjen e energjisë se prodhuar nga BRE janë transferuar në KOSTT.

“Qe nga vitit 2017, kontratat për blerjen e energjisë se prodhuar nga BRE-te janë transferuar ne KOSTT, i cili blen energjinë e prodhuar nga prodhuesit e BRE-ve dhe i ndanë ato ndërmjet furnizuesve proporcionalisht, sipas çmimit referent qe e cakton rregullatori (po flas për çmimin qe KESCO si furnizues ia paguan KOSTT-it). Ndërsa, për kontratën ndërmjet KOSTT-it dhe cilitdo prodhues te BRE-ve duhet t’i adresohen KOSTT-it”, tha Buzhala për Infokus.

Aktualisht, Kosova gjeneron energji elektrike prej termocentraleve me linjit rreth 87.36 % të prodhimit, (TC A dhe TC B KEK), pastaj me HC Ujmani me 2.91 %, centralin me erë “Kitka” (Air Energy) me 2.95 %  dhe BRE tjera në pronësi private (hidrocentralet, panelet solare dhe centralet me erë) me 6.78 %.

Kujtojmë se ky projekt të përfaqëson rreth 10 për qind të kapaciteteve të përgjithshme të instaluara energjetike në Kosovë, dhe do të shmang emetimin e rreth 247,000 ton dioksid karboni në vit. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera