Prodhime vendore me barkod të Serbisë (Dokumente)

Autori: Gazeta inFokus
16:05 | 12 May 2017
Qytetarët kanë ngritur alarmin se në treg po shiten produkte vendëse me barkod të Serbisë. Javën e kaluar është gjetur se uthulla e prodhuar në Prizren është nxjerrë në treg sikur të ishte e shtetit fqinjë.
Gazeta Fjala ka siguruar dëshmi se kompania “Eurofood”, po prodhon këtë produkt me dy barkode. Njërin për Kosovë e tjetrin për Serbi.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka konstatuar se ky është mashtrim i qytetarëve dhe ka urdhëruar largimin e produktit nga tregu.
“Pas marrjes së informatës nga Gazeta Fjala, Inspektorati i Tregut i MTI-së menjëherë ka dalë në terren me dt.25.04.2017, ku kemi inspektuar Operatorin Ekonomik “Euro Food.” Inspektorati i Tregut e ka urdhëruar Operatorin Ekonomik që këtë produkt ta tërheq menjëherë nga tregu”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për media të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.
Ndërkaq, në Odën Ekonomike të Kosovës thonë se i vetmi barkod me të cilin njihen prodhimet vendëse është 390.
Sipas tyre, ligji nuk lejon që prodhimet vendëse të shënohen me kode të shteteve tjera.
“Ne jemi institucioni i vetëm që lëshojmë barkode. Deri tani kemi lëshuar mbi 1 mijë sosh. Asnjëherë nuk kemi pas problem me barkode. Rasti në fjalë nuk është i lejuar të ndodhë”, ka thënë Gerxhaliu, për Gazetën Fjala.
Eurofood iu kërkon falje konsumatorëve
Në kompaninë Eurofood, kanë pranuar se një sasi e uthullës është nxjerrë në treg, sipas tyre gabimisht pasi kishte qenë e destinuar për shtetin fqinjë.
“Artikullin e kontestuar – uthullën kompania prodhon për tregun vendor me bar kod 3900270460054 si dhe për tregun e Republikës se Serbisë. Nga pakujdesia e personave gjegjës, një sasi e vogël e dedikuar për tregun e Republikës se Serbisë është plasuar ne disa pika shitëse në territorin e Republikës se Kosovës”, thuhet në përgjigjet e kësaj kompanie për Gazetën Fjala.
Megjithatë nga kompania nuk kanë sqaruar sesi është e mundur që të përdoret barkodi i Serbisë, për të eksportuar në këtë shtet.
“Menjëherë pas marrjes se informatës se pare për këtë lëshim, ekipet e kompanisë janë vënë në aksion që të kontrollojnë pikat shitëse në territorin e Kosovës dhe brenda ditës një sasi e vogël e gjetur në pikat shitëse janë tërhequr nga shitja”.
Për këtë lëshim, siç e quan Eurofood, drejtuesit e kompanisë i kanë kërkuar falje konsumatorëve. /Gazeta Fjala/

Të tjera
-
Përurohet Xhamia e Çarshisë në Prishtinë
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade son...
-
Zelensky uron Ramazanin: Të na ndihmojnë lutjet për t’i hequr rusët pafe
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka uruar besimtarët muslimanë me r...
-
Tahiri: Sonte vdiqën parimet dhe premtimet e Kurtit, ngushëllime
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se sonte kanë vdekur të ...
-
Therje me thikë në qendër të Pejës, pamje nga ngjarja
Një rrahje në të cilën janë përfshirë disa personave, ka ndodhur sonte në orë...
-
Olluri ironizon me Kurtin dhe Berishajn: Për këto dy vite, këta dy burra dhanë më të mirën e tyre
Gazetari Parim Olluri,ka komentuar dy vjetorin e marrjes së qeverisjes së ven...
-
Çitaku: Kurti refuzoi marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës, solli vetë Asociacionin pa njohje
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albi...
-
Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve NIKE, Adidas dhe Diesel
Kosova konsiderohet si një nga vendet me tregun me të lirë të punëtoreve në r...
-
Kajtazi: Kurti shkoi në burg duke kundërshtuar asociacionin që tash po e pranon
Opinionisti Vehbi Kajtazi e ka cilësuar kryministrin Albin Kurti mashtrues, d...
-
Jusuf Thaçi i ashpër me Kurtin: Prej sonte kjo qeveri s’ka legjitimitet të qeverisë me vendin
Jusuf Thaçi, analist, ka shkruar një status pas intervistës së kryeministrit ...
-
Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e një jurie të madhe, ...
-
Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për ...
-
Kurti: Marrëveshja është njohje de-fakto nga Serbia
Kryeministri Kurti u shpreh se sa i përket tekstit dhe negociatave të këtij d...