Procesi i ri ndaj drejtuesve të shërbimit serb të sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 14 June 2017
Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dy drejtuesit e Shërbimit serb të Sigurisë kanë udhëzuar akte të rënda dhune, sipas akuzës. Myslimanë e kroatë janë terrorizuar sistematikisht.
Katër vjet pas një lirimi të diskutueshëm dy ish-shefat e shërbimit sekret serb, sërish duhet të përgjigjen para drejtësisë për krime të rënda në luftën e Bosnjes në vitet 1991 deri më 1995. Jovica Stanisiç (66 vjeç) dhe Franko Simatoviç (67vjeç) janë përgjegjës për “fushatë terrori” të grupeve paramilitare ndaj myslimanëve dhe kroatëve, tha prokurori i OKB-së, Douglas Stringer në Hagë.
Përmes vrasjeve, dëbimeve dhe shkatërrimeve asokohe synohej të krijohej një “Serbie e madhe e pastër etnike”.Dy të akuzuarit kanë qenë të besuarit e ish-presidentit, jugosllav Sllobodan Millosheviç. Në procesin e parë ata u liruan në vitin 2013.
Gjykimi i atëhershëm shkaktoi një valë indinjate ndërkombëtare, vetëm Serbia e përshëndeti lirimin. Por më pas gjyqtarët e OKB-së më 2015 në procesin e apelit e shpallën të pavlefshëm vendimin dhe udhëzuan hapjen e një procesi të ri.
Njësitë paramilitare elitë
Në procesin e parë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pati kërkuar dënim të përjetshëm. Të akuzuarit përbetoheshin për pafajësinë.
Nën presidentin Millosheviç, Stanisiç ishte drejtuesi i shërbimit shtetëror të sigurimit dhe Simatoviç zëvendësi i tij. Të dy, sipas akuzës, po ashtu si edhe Millosheviçi ishin pjesë e një shoqate kriminale, që përpiqej t’i realizonte me çdo mjet qëllimet e veta.
Prokurori Stringer përshkroi në sallën e gjyqit, se si njësitë paramilitare elitë me vetëdije janë mobilizuar kundër grupeve të popullsisë jo-serbe. Të akuzuarit i kanë pajisur ata me armë dhe uniforma. Përmes “një fushate sistematike jo-serbët duhej të përndiqeshin prej territoreve serbe në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kroaci”, tha Stringer.
Pritet vendimi në rastin MlladiçProcesi është ndër të fundit procese të mëdha ndërkombëtare për krimet gjatë luftërave në Ballkan. Në prag të mbylljes është edhe procesi kundër ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiç. Ai ndër të tjera akuzohet për genocidin në Srebrenicë. Vendimi pritet të shpallet në nëntor.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...