Procesi i Vetingut në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit

Autori: Gazeta inFokus
08:23 | 05 August 2022
Procesi i Vetingut në drejtësi ka filluar rrugën drejt finalizimit. Që ky proces të përfundohet me sukses, përveç për votat e komuniteteve, shumica parlamentare ka nevojë edhe për përkrahjen e opozitës. Njohës të sistemit të drejtësisë thonë se partia në pushtet duhet t’i bindë deputetët që të japin votën pro vetingut. Në Vetëvendosje dhe në Qeveri thonë se po punojnë në këtë drejtim.
I shumë përfoluri viteve të fundit, Vetingu në sistemin e drejtësisë, i cili po konsiderohet si shumë i nevojshëm për Kosovën, ka filluar rrugën drejt finalizimit.
Që të përmbyllet me sukses kjo nismë e Ministrisë së Drejtësisë, që në zgjedhjet e fundit ishte edhe premtim elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje, janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese, për çka, përveç votave të dy të tretave të deputetëve të komuniteteve, nevojitet edhe përkrahje e një pjese të opozitës.
Për këtë, juristi Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se shumica parlamentare duhet të punojë që t’i bindë deputetët që të japin votën pro vetingut.
“Definitivisht i takon shumicës parlamentare dhe Qeverisë që të zhvillojë bisedime dhe të bindë opozitën dhe komunitetet joshumicë që të japin votën për vetingun. Nëse nuk arrihet që të ndryshohet kushtetuta, sipas procedurës, e cila është konsiderueshëm e vështirë për t’u kaluar, Vetingu nuk mund të bëhet. Nëse nuk ka një dakordim të tillë, në mënyrë që të sigurohen 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, një proces i tillë nuk mund të përmbyllet”, tha Shala për Radio Kosovën.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryesues i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, teksa ka përmendur disa takime të zhvilluara ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe opozitës, thotë për Radio Kosovës se janë duke punuar me të gjithë që Vetingu të përmbyllet me sukses.
“Vetingu është domosdoshmëri shoqërore dhe institucionale në Kosovës. Si i tillë do të realizohet me njërin ose opsionin tjetër. Unë uroj dhe shpresoj që kjo të ndodhë me ndryshime kushtetuese. Nuk do ta kuptoja refuzimin e asnjë grupi parlamentar. Çfarëdo preokupimi që mund të kenë, jemi të gatshëm që ta diskutojmë. Besoj se Vetingu do të kalojë, por megjithatë presim që të kemi takime dhe t’i sqarojmë të gjitha gjërat”, tha ai.
Edhe nga Ministria e Drejtësisë kanë treguar se lidhur me Vetingun në drejtësi kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues politikë e jo vetëm.
“Pas pranimit të opinionit final, procesi i Vetingut përmban afate të reja dhe do të vazhdojë të trajtohet tutje me prioritet, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, në bashkëpunim më të gjithë akterët relevantë të drejtësisë dhe ata politikë, si dhe në bashkëpunim me partneret ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen për Radio Kosovën.
Ndërkohë, në lidhje me mënyrën se si Ministria e Drejtësisë po mendon të zhvillojë procesin e Vetingut, opozitarët, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai prokurorial, tashmë kanë shprehur kundërshtimet e tyre.
Të tjera
-
Agim Musliu tregon momentin kritik dhe emocional se si hyri në Reçak me agjentin amerikan
Një nga ngjarjet më dramatike të luftës në Kosovë por ngjarja që bëri kthesë ...
-
Aksident i rëndë në rrugën Levan – Tepelenë, 8 të lënduar, prej tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepele...
-
Ekskluzive: Kështu u tentua të vritej tri herë William Walker gjatë luftës në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasa...
-
Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti
Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me di...
-
Musliu: Gjeneralët e NATO-s i dhanë mesazh të qartë Serbisë, nëse fusin ushtrinë në Kosovë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu...
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...