Lajme

“Proces më demokratik, transparent dhe më me integritet”, Krasniqi për Ligjin e ri Zgjedhor: Do ta bëjë dallimin në zgjedhjet e radhës

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 08 June 2023

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se miratimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës është reforma më thelbësore në dekadën e fundit në vend.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se është krenar që partia e tij e ka udhëhequr këtë proces, i cili me konsensus të të gjitha partive parlamentare është miratuar sot.

“Reformat dhe lehtësirat në votim e proces adminsitrativ janë rrënjësore dhe do ta bëjnë diferencën në zgjedhjet e radhës – duke mundësuar një proces zgjedhor edhe më demokratik, më transaprent dhe më me integritet”, ka shkruar mes tjerash i pari i PDK-së.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka theksuar edhe lehtësimet për mërgimtarët, duke u krijuar mundësinë që të votojnë edhe nëpër ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, por edhe që të dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës ku jetojnë, ndërsa ka bërë të ditur se tani votuesit në vendit tonë tani mund të votojnë deri në dhjetë kandidatë.

“Për të rritur transparencën dhe për të eliminuar dyshimet dhe parregullsitë, votat për deputetë do të numërohen nën monitorim të shtuar nëpër qendra komunale të numërimit dhe jo në vendvotime, ku do të numërohen vetëm votat për subjektet politike”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, pas një pune tejet të rëndësishme dhe profesionale nga Komisioni për Reformë Zgjedhore, i udhëhequr nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, me konsensus të të gjitha partive parlamentare, është miratuar Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Pa asnjë mëdyshje, kjo është reforma më thelbësore zgjedhore që ka ndodhur në vendin tonë në mbi një dekadë, e për të cilën jam tejet krenar që PDK e ka udhëhequr si proces.

Në Ligjin e ri janë adresuar rekomandimet e misioneve vëzhguese të BE-së, të KQZ-së dhe të organizatave të shoqërisë civile. Ndërkaq, një falënderim i posaçëm për ndihmën dhe mbështetjen e këtij procesi shkon edhe për partnerët ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, OSBE-në, etj.

Reformat dhe lehtësirat në votim e proces adminsitrativ janë rrënjësore dhe do ta bëjnë diferencën në zgjedhjet e radhës – duke mundësuar një proces zgjedhor edhe më demokratik, më transaprent dhe më me integritet.

Për mërgimtarët tanë, kemi lehtësuar procesin e regjistrimit të tyre, duke u krijuar mundësinë që të votojnë nëpër ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës, por edhe që të dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës në shtetet ku jetojnë – duke eliminuar shpenzimet e shumta që ata kanë pasur deri sot përmes dërgimit të fletëvotimeve në Kosovë.

Votuesit në vendin tonë, qysh në zgjedhjet e përgjithshme të radhës, do të kenë mundësi të votojnë deri në dhjetë kandidatë, nga pesë sa kanë pasur deri tash, duke u dhënë më shumë mundësi për të zgjedhur përfaqësuesit që ata dëshirojnë.

Për të rritur transparencën dhe për të eliminuar dyshimet dhe parregullsitë, votat për deputetë do të numërohen nën monitorim të shtuar nëpër qendra komunale të numërimit dhe jo në vendvotime, ku do të numërohen vetëm votat për subjektet politike.

Ka edhe shumë ndryshime dhe lehtësira të tjera thelbësore, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, që ata të kenë mundësi ta ushtrojnë pa vështirësi të drejtën e tyre të votës.

Faleminderit shumë për punën dhe kontributin e jashtëzkonshëm Abelardit, si udhëheqës i këtij procesi, deputetit Elmi Reçica, si anëtar i Komisionit dhe ekspertëve të tjerë të PDK-së, të angazhuar në këtë proces, Betim Gjoshi, Faton Fetahu, Ilir Gashi, Arianit Elshani e Arton Musliu.
Urime të gjithë qytetarëve!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera