Lajme

Procedurë sekrete me gjysmëmilionin e parë për Specialen

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 18 January 2019

Tek dy subjekte juridike ndërkombëtare Kosova i ka çuar gati gjysmë milioni euro të buxhetit të alokuar për mbështetjen e të akuzuarve potencialë të Gjykatës Speciale.

Procedura e kontraktimit ka qenë konfidenciale, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ministrinë e Drejtësisë kanë konfirmuar se janë shpenzuar 466.309.41 euro për zbatimin e një vendimi të Qeverisë dhe për marrjen e këshillave juridike për formën e adresimit të obligimeve të Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale.

-Advertisement-

Se kush janë këto subjekte nuk kanë treguar në këtë institucion. Kanë dhënë një arsye për këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera