Lajme

Procedohet penalisht kosovari që e goditi eskortën e Salih Berishës

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 27 November 2021

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht 24-vjeçarin nga Kosova që ka goditur eskortën e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme.

Si pasojë e këtij aksidenti, policia njofton se kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

-Advertisement-

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë”-njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera