Procedohen penalisht gjashtë muxhahedinë për rastin e kontrollit në kamp
Autori: Gazeta inFokus
15:17 | 21 June 2023
Gjashtë muxhahedinë të kampit të Manzës në Durrës kanë procedurë penale kjo për kundërshtim të policisë gjatë kontrollit të ushtruar paraditen e së martës në kampin e manzes.
Të gjithe te proceduarit janë iranianë të moshës nga 61 deri në 72 vjeç. Ndaj tyre janë ngritur 4 vepra penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtim të policisë, “Shkatërrimi i pronës”, si dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
Mbi 1 mijë forca policie të RENEA, FNSH, Operacionales dhe ato të rendit, kryen të martën kontroll në territorin e kampit ku prej vitesh qendronin nga muxhahedinët iraniane.
Urdhri për të ushtruar kontroll në 127 godinat e këtij kampi u lëshua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Por në momentin kur uniformat blu nisën të sekuestronin pajisjet kompjuterike për llogari të hetimeve të SPAK, anëtarë të MEK nisën tensionet dhe përplasjen me policinë. Madje, siç duket edhe në video, një prej muxhahedinëve shfaqet teksa djeg disa dokumente.
Nga përplasja me policinë, 15 efektivë mbetën të lënduar, si dhe u demtuan disa automjete të Policisë së Shtetit.
Anëtarë të MEK pretenduan se nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë dhe se këta të fundit kanë ushtruar dhunë ndaj tyre duke u hedhur gaz lotësjellës. Sipas tyre, një nga muxhahedinët u vra nga forcat e rendit. Për këto pretendime, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit pritet të merren në pyetje disa prej iranianëve./abcnews.al

T� tjera
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
































