Problemet me softuerin vonojnë dërgesat e avionëve amerikanë F-16, thotë Tajvani

Autori: Gazeta inFokus
08:27 | 26 May 2023
Porosia e Tajvanit për 66 avionë luftarakë të rinj të avancuar F-16V nga Shtetet e Bashkuara nuk do të përfundojë deri në vitin 2026 për shkak të problemeve të programit kompjuterik, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes Chiu Kuo-cheng
Vonesat në dërgesat e armëve amerikane kanë ardhur pasi prodhuesit e kthyen vëmendjen e tyre në Ukrainë.
Në fillim të këtij muaji, ministri i Mbrojtjes i ishullit vetëqeverisës tha se vonesa ishte rezultat i ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, por të enjten ai shtoi se pezullimi ishte për shkak të problemeve të programit kompjuterik për kontrollin e fluturimit.
“Në parim deri në vitin 2026, 66 avionët do të mbërrijnë të gjithë. Nuk ka absolutisht asnjë problem për këtë”, u tha zoti Chiu gazetarëve në parlament.
Shtetet e Bashkuara miratuan shitjen prej 8 miliardë dollarësh të avionëve luftarakë Lockheed Martin F-16 për Tajvanit në vitin 2019.
Rritja e mbrojtjes është e rëndësishme për Tajvanin për shkak të shqetësimeve në rritje se Kina do të përpiqet të marrë me forcë ishullin – të cilin Pekini e pretendon si të vetin.
Që nga viti i kaluar, Tajvani është ankuar për vonesat në dërgimin e armëve amerikane, duke përfshirë raketat anti-ajrore Stinger. Prodhuesit kanë çuar furnizimet në Ukrainë pasi Rusia filloi agresionin vitin e kaluar.
Por për Komisionin e Posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për Partinë Komuniste Kineze, dorëzimi i armëve në Tajvan është një prioritet urgjent.
Të mërkurën, komisioni miratoi 10 rekomandime për Kongresin, duke përfshirë që Shtetet e Bashkuara duhet të dorëzojnë pajisjet ushtarake “të prapambetura” që Tajvani kishte porositur. Disa rekomandime të tjera lidhen gjithashtu me forcimin e aftësive mbrojtëse të Tajvanit.
Dy avionët e parë F-16 të porosisë supozohej të ishin dorëzuar midis tetorit dhe dhjetorit të këtij viti, por kjo është shtyrë në mes korrikut dhe shtatorit të vitit 2024, thanë zyrtarët tajvanezë këtë muaj.
Zëdhënësja e Lockheed, Liz Lutz, i tha agjencisë Bloomberg se kompania po punon “nga afër me qeverinë amerikane për të adresuar sfidat në mbështetje të objektivave të sigurisë amerikane”.
Ndërsa vizitoi Tajvanin muajin e kaluar, ligjvënësi Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se po përpiqej të përshpejtonte dërgesat e armëve.
Rupert Hammond-Chambers, president i Dhomës së Tregtisë SHBA-Tajvan, i tha Zërit të Amerikës se mbështetja ushtarake e huaj për Tajvanin është “vetëm një pjesë e përpjekjeve”. /VOA

Të tjera
-
Përfundon takimi i Trump, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit
Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me e...
-
Ambasadorët Rohde dhe Guerot bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve
Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin pë...
-
Konflikti Izrael-Iran, udhëheqësit botërorë përpiqen ta parashikojnë lëvizjen e radhës të Trump
Udhëheqësit botërorë këtu në G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë...
-
Krasniqi i kërkoi 19 votat e LDK’së për ta bërë shumicën, Muhaxheri i përgjigjet: Jemi tri vota mangët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i është përg...
-
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtar...
-
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izra...
-
Raportohet se ky do te jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën
Lëvizja Vetëvendosje siç duket e ka ndarë mendjen për kandidatin e tyre për k...
-
Zj*arr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, s’ka të lënduar
Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të...
-
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, nga Izraeli, ka treguar në për s...
-
Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri n...
-
Endriti viziton Ballën, ia përcjell urimet e Thaçit për zgjedhjet në Shqipëri
Ministri i Shtetit i Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në Tiranë, djalin e...
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...