Shëndetësi

Problemet me shikimin mund të ndihmojnë me diagnostikimin e këtyre sëmundjeve

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 11 December 2024

Problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat e para të problemve me trurin që çojnë në demencës dhe alzhaimer. Një studim i ri ka zbuluar se humbja e ndjeshmërisë në shikim mund të parashikojë demencën 12 vite para diagnostikimit.

3 studiues nga Universiteti i Loughborough-Eef Hogervorst kanë shpjeguar zbulimin e tyre në artikullin e publikuar për “Science Alert”.

Kërkimet u bazuan në studimin për disa vite të 8.623 personave të shëndetshëm. Në fund të studimit, 537 pjesëmarrës, kishin zhvilluar një formë të dementias dhe kjo i lejoi studiuesit të analizojnë faktorët që mund ta kenë paralajmëruar.

-Advertisement-

Sipas tyre, problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat më të hershme të problemeve me memorien që sjellin sëmundjen e alzhamierit, por jo vetëm.

Sipas tyre, para se të nisin problemet më të mëdha, zonat e trurit që kontrollojnë shikimin preken të parat. Thënë kjo, testet në shikim mund të zbulojnë defiçit para se të dalin rezultatet e memories.

Sytë luajnë një rol të rëndësishëm në sëmundje si alzhameri, pasi ato ndikojnë në mënyrën se se truri percepton imazhin. Sipas studiuesve, kjo sëmundje, i bën personat që e kanë të mos dallojnë ngjyrat dhe të kenë sensivitet në kontraste.

Ata kanë gjithashtu probleme me perceptimin e figurave, pasi truri i tyre nuk i skanon tiparet njesoj si një person normal.

Por nuk mungojnë as problmet me lëvizjet e syve në përpjekje për të ndjekur objekte të caktuara. Nuk është ende e qartë nëse përmirësimi i shikimit do të ndihmonte me përmirësimin e memories, por studime të shumta po bëhen në këtë drejtim për të nxjerrë një konkluzion më të qartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera