Problemet me gjunjët? Njihuni me kurat natyrale
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 01 May 2020
Janë shumë faktorë që shkaktojnë dhimbjet e gjunjëve të ndikuara kryesisht nga Artriti, Osteoartriti, Artriti reumatoid dhe septik, cistet e gjurit apo frakturat.
Është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që sigurisht i prek të gjithë. Dhimbjet e gjunjëve janë të padurueshme dhe therrëse dhe frenojnë tërësisht aktivitetin normal fizik.
Sipas ekspertëve zakonisht dhimbja e gjunjëve shoqërohet me enjtjen e tyre, kufizimin e lëvizjeve normale të gjymtyrëve, probleme me ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, qëndrimin në këmbë apo ulur, mbledhje e ujit tek gjunjët duke shkaktuar dhimbje të forta. Gjithashtu, dhimbja e gjunjëve shkaktohet edhe si pasojë e reumatizmës. Kjo sëmundje ndikon në enjtjen e gjunjëve, skuqjen e tyre e madje edhe në rritjen e temperaturës së trupit, vështirësi në ecje si dhe përkulje gjithashtu. Sugjerohet më poshtë disa metoda krejt efikase për lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve përmes kurave natyrale në shtëpi si dhe përzgjedhjes së ushqimeve të duhura.
Kura Natyrale
-Vendosni kompresa me akull te pjesa e gjurit që ju dhemb. Mbajeni për 20 minuta dhe bëjeni këtë ritual gjatë ditës.
-Shtrëngoni pjesën e gjurit që ju dhemb përmes një fashe elastike.
-Mundohuni të pushoni sa më shumë duke evituar lodhjen e gjunjëve. Bëni ecje të ngadalta të cilat nuk ndikojnë në futjen e gjunjëve në një aktivitet të plotë.
-Vendosni jastëkë të mëdhenj poshtë gjunjëve teksa pushoni.
-Hidhni një lugë gjelle me piper të kuq në një filxhan me vaj ulliri. Përzjejini bashkë derisa masa të bëhet homogjene dhe masazhoni pjesët e gjurit në zonën që ju dhemb. Këtë ritual mund ta bëni dy herë në ditë për një javë.
Kura përmes ushqimit
-Ju mund të lehtësoni dhimbjen e gjunjëve përmes një diete të mirë ushqimore me produkte që janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë.
-Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë. Si dhe vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, element jetik ky për forcimin e kockave.
-Portokallet, duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, forcojnë kockat dhe imunitetin.
-Perimet me gjethe ( spinaq, lëpjetë etj) janë burim i shkëlqyer i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve.
-Bajamet janë burime të pasura me vitamina dhe minerale. Bajamet paraqesin një nga komponentët bazë për energji si dhe vlera ushyese.
-Xhinxher njihet si një nga produktet më të çmuara me përdorimin e gjerë të tij në lehtësimin e dhimbjeve nga komplikacione të ndryshme shëndetësore. /AgroWeb.
Të tjera
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...