Lajme

Problemet me energji elektrike, Klina mbetet pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 25 December 2021

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Klinës ka njoftuar se për shkak të problemeve me energji elektrike në trafon ku ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionin kryesor të Jarines.

KRM “Hidrodrini” ka probleme me furnizim me ujë për konsumatorët e njësisë së komunës së Klinës.

DSHPE njofton qytetarët se ekipet e KESKOS dhe Hidrodrinit janë në teren duke punuar në sanimin e problemit me energji elektrike dhe furnizimin e rregullt me ujë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera