Shëndetësi

Problemet e përditshme që dëmtojnë trurin/ Gabimet që duhet të shmangni

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 04 October 2021

Truri, shëndeti i tij dhe ushqyerja e tij shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur. Njerëzit fokusohen më shumë tek trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për 5 problemet që dëmtojnë shëndetin e trurit.

5 Problemet Që Dëmtojnë Trurin
Kripa e Tepërt
Studimet kanë konfirmuar se kripa luan një rol kryesor në rritjen e tensionit të gjakut. Ky i fundit mund të ndikojë ndjeshëm në aftësitë e të nxënit dhe të rrisë rrezikun e ishemisë.Mungesa e Gjumit
Shkenca nuk ka arritur të zbulojë plotësisht aspektet e nevojës së trurit për gjumë. Megjithatë të gjithë e dimë dhe njohim rëndësinë e tij.

-Advertisement-

Mungesa e gjumit e bën njeriun më pak të përqendruar, më pak të vëmendshëm dhe pa humor. Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të ndikojë tek kujtesa duke e ndikuar ndjeshëm tek ajo. Gjatë gjumit, trupi vetë pastrohet nga toksinat dhe riparon dëmtimet e ditës.

Kufjet Dhe Problemet Me Dëgjimin
Studimet thonë se njerëzit që kanë probleme me dëgjimin janë 30 deri në 40 përqind më të rrezikuar nga problemet me trurin. Sipas ekspertëve, në ditët e sotme njerëzit kanë gjithnjë e më shumë probleme me dëgjimin për shkak të zhurmave dhe përdorimit të kufjeve. Kufjet është mirë të mos i përdorni shumë gjatë ditës e veçanërisht jo me volum të lartë.

Mbipesha
Ekspertët thonë se njerëzit që janë mbipeshë kanë 22 përqind më shumë shanse të kenë probleme me trurin. Sipas tyre, shëndeti i tepërt ndikon në aftësitë e të nxënit dhe në përqendrim.

Vetmia
Vetmia ka një ndikim të fortë tek njeriu. Vetmia nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me mungesën e miqve. Ka raste kur njerëzit që kanë më shumë miq janë më të vetmuarit. Sipas ekspertëve, vetmia shkakton stres dhe inflamacion në tru. Studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak kontakte me miq, vuajnë nga problemet më të mëdha të trurit./AgroWeb

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera