Lajme

Probleme në qendrën më të madhe të votimit në Mitrovicë, nuk ka llampa identifikuese

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 17 October 2021

Me mungesë të maskave dhe të baterive për llampat identifikuese po përballet qendra më e madhe e votimit në Mitrovicë.

Në SHFMU “Migjeni” në Mitrovicë, e cila është qendra më e madhe e votimit në këtë qytet, procesi zgjedhor po shkon me disa probleme.

Menaxheri i kësaj qendre të votimit, Luan Mehmeti ka bërë të ditur se KQZ nuk ka sjell maska për punëtorët e angazhuar në këto zgjedhje dhe janë detyruar që këtë mjet mbrojtës ndaj virusit ta sigurojnë vetë.

-Advertisement-

Ai është njoftuar se tashmë kanë mbaruar bateritë e llambave indetifikuese në disa vendvotime të kësaj shkolle dhe për këtë ai ka njoftuar KQZ-në.

Sipas tij, procesi zgjedhor ka filluar në kohë edhe pse në mungesë të mbikëqyrësit të KQZ-së, i cili kishte ardhur me vonesë dhe vetëm pasi ishte lajmëruar KQZ-ja për mungesën e tij.

Mehmeti ka treguar se numri i votuesve deri në ora 11:00 është i vogël në raport me numrin e përgjithshëm që të drejtën e votës mund ta ushtrojnë në këtë qendër.

“Deri në ora 11:00 kanë votuar 871 qytetarë, ndërsa në këtë shkollë janë të regjistruar 14 nijë e 471 votues. Gjithçka po shkon mirë”, theksoi ai.

Në qytetin e Mitrovicës të drejtë vote kanë 78 mijë e 546 qytetarë, ndërsa janë 28 vendvotime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera