Lajme

Probleme me shëndetin, politikani shqiptar transportohet në spitalin e Burgut

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 22 July 2022

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është transportuar në spitalin e Burgut.

Sipas “News24”, Koka ka mbërritur në spital me probleme shëndetësore.

Ende nuk është bërë i ditur problemi shëndetësorë i ish, ministrit por kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në spital.

-Advertisement-

Më parë ai ka shfaqur probleme kardiake dhe ka marrë ndihmë të specializuar në spitalin e Burgut.

Kujtojmë se Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për aferën 4.9 milionë euro me inceneratorët në Fier dhe Elbasan.

Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera