Lajme

Probleme me mbeturina, ankohen banorët në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 17 July 2023

Banorët e rrugës “Idriz Breznica”, në Fushë Kosovë janë duke u ankuar për problemet me mbeturina

Në raportimet e tyre që kanë bërë në platformën “Ndreqe.com”, ata thonë se për shkak të mbeturinave po kundërmon erë e keqe, ku edhe nuk mund të dalin lirshëm në ballkon.

Ata kanë kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës që të ndërmarrë masa të mëhershme për rregullimin e këtij problemi.

-Advertisement-

Qytetarët e komunave të ndryshme po vazhdojnë raportimet në platformën “Ndreqe.com”, ku më pas po ka reagime edhe nga institucionet përgjegjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera