Problem global me internetin, qindra uebfaqe në mbarë botën jashtë funksionit

Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 21 June 2022
Një ndërprerje e madhe në rrjetin e shpërndarjes së përmbajtjes Cloudflare po bën që qindra faqe interneti të jenë jashtë funksionit, shkruajnë mediat e huaja.
Rrjeti i ofrimit të përmbajtjes (CDN) është një grup i shpërndarësish në mbarë botën që punojnë në unison, duke ofruar shpërndarje të shpejtë të përmbajtjes në internet.
Faqet e internetit përdorin CDN për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve dhe për të ofruar përmbajtje në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejtë të jetë e mundur.
Cloudflare është rrjeti më i popullarizuar i ofrimit të përmbajtjes.
Uebfaqet e prekura përfshijnë Discord, Shopify, Fitbit, Peloton, Grindr, Ring, bet365, Google, NordVPN, JustEat dhe Ladbrokes, sipas Downdetector.
Cloudflare e pranoi këtë çështje në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
“Ekipi i Cloudflare është i vetëdijshëm për çështjet aktuale të shërbimit dhe po punon për të zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur. Përditësimet mund të ndiqen këtu”, thuhet në njoftim.
Mesazhi që shfaqet zakonisht në këto raste është si në foton e mëposhtme.
Të tjera
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...
-
Rritet numri i pacientëve me këtë lloj sëmundje
Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, numri i pacientëve të cilët janë të diagn...
-
Vuçiq thotë se pret rezultate të mira nga vizita e Abazoviq në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruari se pret një vizitë të m...
-
Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kade...
-
I nxehti i madh arrin në Kosovë, ja sa do të arrijnë temperaturat
Mot me temperatura të larta pritet të mbajë në Kosovës, gjatë javës që po hyj...
-
Të paktën 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Lond...
-
Nëse i keni këto simptoma, rrezikoni të jeni të prekur nga kanceri në mushkëri!
Pulmologu i njohur, Shpëtim Thaçi, ka treguar disa nga simptomat kryesore të ...
-
Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta
Deputeti i Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, të enjten ka qenë cak i hajnave. Si...
-
G7 dhe NATO duhet të qëndrojnë së bashku kundër luftës së Rusisë, thotë Biden
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Perëndimi duhet të qëndrojë i bashk...