Lajme

Prizreni me më së shumti vendvotime në rinumërim

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 16 November 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas shqyrtimit të ankesave në PZAP, ka dërguar në rinumërim gjithsej 440 vendvotime nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit për Kuvendet Komunale.

Nga këto 440 votime, vlen të përmendet që të gjitha votat e subjekteve politike me kusht dhe me postë në komunën e Kamenicës janë dërguar në rinumërim.

Ankesa e Valon Maliqit nga AKR është pranuar dhe si e tillë votat e subjekteve politike në këtë komunë do të rinumërohen të gjitha.

-Advertisement-

Nga listat e vendvotimeve që ka Indeksonline, shihet se në disa komuna numri i vendvotimeve që kanë shkuar në rinumërim është i madh.

89 vendvotimeve në Prizren janë dërguar në rinumërim, pas ankesës së pranuar të Nehat Elshanit nga PDK. Ndërsa në Skenderaj nga PDK janë gjithsej 39 vendvotime që do të rinumërohen, 36 janë në Viti, ndërsa 30 në Prishtinë.

Ndërsa, 27 vendvotime shkojnë në rinumërim e që janë nga subjekti politik, Nisma për Kosovën, 33 nga LVV, 42 nga LDK, 1 nga ARK, 13 AAK, dhe Lista serbe në Graçanicë, 3 vendvotime që janë dërguar në rinumërim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera