Prizrenasja shtatzënë thotë se po pushonte në motel, pas 2 muajsh i tregoi burrit se dikush e dhunoi aty
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 04 May 2021
Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se gjatë muajit mars të këtij viti, është dhunuar seksualisht nga një burrë. Në kohën kur i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, ajo ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë, shkruan Express
35-vjeçarja nga Prizreni, më 3 maj ka shkuar në polici bashkë me burrin e saj, për të raportuar rastin që i ka ndodhur në muajin mars të këtij viti.
Express mëson se ajo ka deklaruar se derisa ishte duke pushuar në një motel, në dhomën e saj ka hyrë një person i moshës 44-vjeçare, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Burime të gazetës brenda policisë bëjnë të ditur se në kohën kur ka ndodhur ky rast, 35-vjeçarja ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërkaq bashkëshortit nuk i ka treguar deri më 2 maj.
“Lidhur me rastin është konsultuar me prokurorin kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij hapet procedurë hetimore për veprën penale Dhunim, ndërsa i dyshuari të intervistohet në lidhje me këtë rast. Rasti është nën hetime”, ka bërë të ditur ky burim.
Ndryshe, për këtë rast ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh.
“Prizren Mars-2021. Viktima femër kosovare me 03.05.2021 ka raportuar se në kohën e cekur (nuk dihet data e saktë) i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia
Të tjera
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...
-
Policia apelon për kujdes në trafik pas reshjeve të shiut
Policia e Kosovës ka apeluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar gja...
-
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë...
-
Shkoi në shkollë e nuk u kthye më, zhduket 12 vjeçarja në Pejë
Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Infoku...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 17...
-
Krasniqi: Pas dështimit të votimit në komunat veriore, Kosovës do t’i shtohet presioni për themelimin e Asociacionit
Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të proc...
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...