Lajme

Prizrenasja e lajmëron vajzën e saj të mitur në polici: U fejua, nuk dimë asgjë për vendndodhjen e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 26 July 2022

Një nënë nga Prizreni ka njoftuar policinë se vajza e saj e moshës 15 vjeçare ishte fejuar me një person të moshës 25 vjeçare, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas saj, me familjen kishin pasur një marrëveshja që martesa të mos bëhej derisa vajza e saj të arrijë moshën madhore, por që 25 vjeçari e kishte marrë vajzën e saj dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

“Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e saj e mitur e moshës 15 vjeçare para 3 muajsh ishte fejuar me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës 25 vjeçare, me familjen e të cilit kishin marrëveshje që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore. Ndërsa i dyshuari me datën e lartë cekur kishte mare vajzën e ankueses dhe nuk dihet vend ndodhja e tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera