Lajme

Prizrenasi organizoi aheng në kohë pandemie, nisin hetimet për të

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 04 August 2020

Tash e sa ditë është ndaluar tubimi i më shumë se 5 personave, kjo për shkak të pandemisë Covid-19. Por, një prizrenas nuk ka nguruar të organizojë një aheng familjar, që bie ndesh me vendimin e Qeverisë së Kosovës

Lidhur me këtë është hapur rast.

“Prizren 03.08.2020-00:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar rasti pasi që i njëjti ka organizuar aheng në kundërshtim me vendimin Qeverisë së RKS-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera