Prizrenasi në paraburgim për fajde, përfitoi mbi 100 mijë euro me kamata
Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 23 August 2023
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit, B.H., nën dyshimet për fajde.
Sipas aktakuzës, i njëjti i kishte dhënë të dëmtuarit F.S., dhe prindit të tij 6,000 euro borxh, duke ua caktuar 600 euro kamatë për çdo muaj, nga qershori i vitit 2016 e deri së fundmi në gusht të vitit 2023, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Në emër të shumës prej 6 mijë euro e marrë nga babai i tij, i dëmtuari F.S., ka vazhduar të paguajë nga 600 euro kamatë, kështu duke i dhënë të pandehurit 49,200 euro në total.
Por, nuk mbaron këtu.
“I gjendur në gjendje të rëndë ekonomike dhe duke mos arritur t’i paguaj shumat e kamatave, i dëmtuari F. më 18 shkurt 2018 merr nga i pandehuri B shumën e të hollave në vlerë prej 3,000 euro ndërsa në muajin mars nga i njëjti merr shumën e të hollave prej 2,000 euro, për të cilat paralajmërohet nga i pandehuri se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 euro kamata mujore, i dëmtuari nga muaji mars 2018 deri në muajin janar 2023, në emër të shumës së marrë prej 5,000 euro vazhdon të paguaj nga 500 euro kamata mujore duke i dhënë të pandehurit shumën prej 29,000 (njëzetë e nëntë mijë) euro, në total i dëmtuari paguan në emër të kamatave për të pandehurin shumën prej 78,200 (shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind) euro, kur i dëmtuari nuk arrin t’ i paguaj kamatat, i pandehuri B.H., e paralajmëron se përveç borxhit bazë të marrë në fillim, duhet të paguaj nga 200 (dyqind) euro kamata ditore, me ç’ rast nga i dëmtuari më datë 22.08.2023, i pandehuri merr 12,800 (dymbëdhjetë mijë e dyqind) euro dhe arrestohet në flagrancë”, bën të ditur Prokuroria përmes një komunikate.
Gjykata ka ardhur në përfundim se i pandehuri, B.H., e ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të palës së dëmtuar, F.S., dhe të njëjtin e kanë vendosur në paraburgim në mënyrë që të mos i pengojë hetimet.
Të tjera
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...
-
Nesër varrosen tri viktimat e aksidentit në Çubrel
Nesër do të bëhet varrimi i tri viktimave nga aksidenti i djeshëm në Çubrel t...
-
Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi vizitojnë Raskovën: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Albana Haxhimustafa Murseli merr pjesë në tubimin e grave të Lipjanit: Do të vazhdoj të punoj për fuqizimin e grave
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me ...
-
Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput n...
-
Hamza: Kçiqi i Madh ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka vizituar banorët e Kç...
-
Musliu pas takimit në Çirez: Mbështetja për PDK-në ka qenë dhe është i palëkundur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Ky është personi nga familja Jashari, që u shoqërua sot në polici gjatë tubimit të VV-së
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Doni...