Lajme

Prizrenasi mashtrohet nga një person që i tha se punon në organizatë, i mori edhe para

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 22 December 2021

Një qytetar nga Prizreni ka raportuar në polici se një person e ka telefonuar dhe i ka thënë se do ta ndihmojë pasi punon në një organizatë humanitare.

Rasti ka ndodhur më 29 tetor të këtij viti, ndërkaq është raportuar në polici më 21 dhjetor.

Sipas ankuesit, i dyshuari e ka telefonuar me numër të fshehur. Policia bën të ditur se i dyshuari ka përfituar nga viktima para në vlerë 134 euro.

-Advertisement-

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 29.10.2021 – NN. Me datën 21.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 29.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmojë pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim. Nga viktima  i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera