Lajme

Prizrenasi i dehur rrah gruan dhe vajzën, thyen derën e shtëpisë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 24 August 2022

Të mërkurën në mesnatë policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren, pasi në gjendje të dehur kishte rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Po ashtu sipas policisë prizrenasi kishte thyer derën e dhomës në shtëpi, shkruan Gazeta Infokus.

Me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra  kosovare, bashkëshortes dhe vajzës së tij. I dyshuari gjithashtu ka dëmtuar një derë të një dhome në shtëpinë e tyre dhe ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.01 promila. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. Njofton policia /Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera