Lajme

Prizren| Porositi online pantallona e i erdhën bluza të vjetra, akuzohet për mashtrim pronari i kompanisë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 22 May 2020

Secilën herë e më shumë, porositë online po zëvendësojnë blerjet në dyqane.

Por, përveq të mirave që sjell kjo mundësi e re, ka edhe mangësitë e saj, shkruan gazeta inFokus.

E në Prizren, dikush u zhgënjye nga kjo mënyrë e blerjes.

-Advertisement-

I dëmtuari A.K, porositi pantallona, por në vend të tyre, i erdhën bluza të vjetra.

E pronari i kompanisë on-line, me iniciake A.K, pavarësisht që i premtoi ndërrimin e tyre, kjo nuk ndodhi.

”Pas pranimit të mallit i dëmtuari A.K., vëren se porosia nuk ishte e njëjta, por ai në vend të pantollonave kishte pranuar disa bluza të vjetra, për të cilat e njofton të pandehurin, mirëpo, i njëjti edhe përkundër që i premton se do t’ia kthente porosinë brenda 24h një gjë të tillë nuk e bënë dhe i shmanget duke mos i treguar emrin e as adresën, e po ashtu nuk i përgjigjet as në rrjetin social dhe as në numrin e telefonit, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 78 euro”.

Kësisoj, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë për mashtrim pronarin e kompanisë, shkruan gazeta inFokus.

“Me këto veprime, i pandehuri A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.K., me datë 03.02.2020 rreth orës 12:00, përmes postës private, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet, dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër, dhe me këtë e nxit të dëmtuarin A.K., që të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera