Lajme

Prizren: I hyjnë hajnat në shtëpi, vjedhin ari në vlerë 4 mijë euro dhe kaq para

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 20 November 2020

Një burrë në Prizren ka njoftuar Policinë se i kanë hyrë hajnat në shtëpi duke i vjedhur ari në vlerë 4 mijë euro dhe po ashtu 4 mijë e 500 euro para të gatshme.

Rasti ka ndodhur të fshatin Rozhajë të enjten në orën 20:30, shkruan Gazeta inFokus .

Policia është duke hetuar rastin.

-Advertisement-

“VJEDHJE E RËNDË

Fshati Romajë Prizren 19.11.2020 – 20:30. Ankuesi m/k raporton se personi-at e panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur ari me vlerë rreth 4000 euro si dhe 4500 euro para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera