Prizren, Drejtori i Kulturës dënohet me burgim
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 30 October 2018
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në kabinetin e tij qeverisës ka një drejtor të dënuar për dy vepra penale nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
Ehat Oreshka, drejtor për Kulturë në Komunën e Prizrenit është shpallur fajtorë nga Gjykata e shkallës së parë për veprat penale falsifikim i dokumentit dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.
Drejtori i dënuar nga Gjykata Themelore nuk ka pranuar të flasë për KALLXO.com përkundër faktit se ai është kontaktuar disa herë.
As i pari i Komunës, Mytaher Haskuka nuk ka pranuar të flasë për faktin se në kabinetin e tij ai tashëm ka një drejtor të dënuar për dy vepra penale nga Gjykata e shkallës së parë.
KALLXO.com merr vesh se në kohën e emërimit në krye të Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prizrenit Ehat Oreshka, kishet njëw aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Prizrenit për Mashtrim dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.
Të thënat e siguruara nga KALLXO.com tregojnë se Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ehat Oreshkës, i cili akuzohej për dy vepra penale.
Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj.
Kicaj ka treguar për KALLXO.com se Ehat Oreshka për këto dy vepra penale është dënuar me dënim unik dhe atë dënim me burgim me kusht.
“I akuzuari me iniciale E.O. akuzohet për dy vepra penale, falsifikim i dokumentit nga neni 398 par.2 të KPRK-së, dhe veprës penale legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 403 par.1 të KPRK-së. Gjykata i shqiptoi dënim UNIK dhe atë dënim me kusht, ashtu që i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një(1) viti e 6 (gjashtë) muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat të verifikimit prej 2 (dy) viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër të re penale”, tha Kicaj.
Sips saj, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim edhe për tre persona të tjerë për bashkëkryerje të veprimit.
“Të akuzuarit me iniciale B.O. M.O. dhe S.O. për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale deklarimi i rrejshëm nga neni 392 par.1 lidhur me nenin 31 të KP-së, Gjykata iu shqiptoi dënimin me kusht, ashtu që i vërtetoi dënimin me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse të akuzuarit në afatin e verifikimit prej 1 (një) viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër të re penale, dhe dënimin me gjobë në shumën prej secilit nga 200 (dyqind) euro, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimi prej 1 (një) viti nuk kryejnë vepër të re penale”, shtoi Kicaj.
Prokuroria Themelore në Prizren me datën 24 shkurt të vitit 2017 kishte ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ehat Oreshkës, i cili nga Prokuroria akuzohet se ka kryer dy vepra penale.
Sipas Prokurorisë, Ehat Oreshka ka kryer veprat penale, falsifikim i dokumentit dhe legalizim i përmbajtjes së rreme.
Oreshka sipas prokurorisë ka falsifikuar dhe përdorur dokumentin e automjetit, i cili ka qenë në pronësi të babait të tij të ndjerë, A. Oreshka.
Në deklaratat e Oreshkës të përshkruara në aktakuzë gjatë procedurave të hetimit thuhet se i pandehuri Ehat Oreshka nuk i ka mohuar asnjëherë veprimet inkriminuese.
“Është e vërtetë se të njëjtin automjet e kam sjellë nga Suedia, mirëpo për shkak se nuk kam mundur ta regjistroj me tabela të regjistrimit të Kosovës, unë e kam ndryshuar dokumentin me qëllim që të njëjtin ta regjistroj”, thuhet në aktakuzë.

T� tjera
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...





























