Lajme

Prizren: Arrestohet pronarja e një barnatoreje, iu zunë 280 paketime me barna pa dëshmi të origjinës

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 05 July 2023

Policia e Kosovës e ka arrestuar farmacisten C.Y., e cila është edhe pronarja e një barnatoreje në Prizren, pasi s’ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të barnave.

Sipas policisë, barnat medicinale të cilat ishin pa dëshmi për origjinën janë sekuestruar nga Inspektorati Framaceutik.

“Sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejte 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Bëhet e ditur se me rekomandim të prokurorit kompetent, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera