Ekonomi

Pritet të rriten interesat për kredi

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 25 April 2018

Në tre muajt e parë të vitit, standardet e kredisë si për qytetarët, edhe për biznesin, janë shtrënguar. Pavarësisht se kërkesa për hua ka qenë e lartë, kushtet për të marrë kredi për shtëpi apo kredi konsumatore kanë qenë më të vështira.

Të dhënat jepen nga Banka e Shqipërisë në raportin e vrojtimit të aktivitet kreditues për 3 muajt e parë të 2018. Në analizën e Bankës së Shqipërisë, theksohet se edhe për 3-mujorin e dytë e vitit kushtet e kredisë për shtëpi dhe konsum do të vazhdojnë të jenë të shtrënguara.

Bankat presin që për 3-mujorin e dytë të ketë rënie të aktivitetit kreditues, si dhe rritje të interesave si për huan në lekë dhe valutë.

-Advertisement-

Kërkesa për kredi pritet të jetë në rritje edhe në tremujorin e ardhshëm. Sipas raportit të vrojtimit, faktorët me ndikim shtrëngues në standardet e kredisë për biznese ishin problemet specifike të sektorit, ku vepron biznesi, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike, kreditë me probleme, si edhe mjaftueshmëria e kapitalit.

Ndërsa konkurrenca në tregun bankar rezultoi si faktori i vetëm me ndikim pozitiv në lehtësimin e standardeve të kredisë për bizneset gjatë këtij tremujori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera