Lajme

Pritet të arrestohet edhe kryeshefi i KEK-ut dhe anëtari i VV-së Nagip Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 19 April 2023

Policia e Kosovës sot ka filluar një bastisje në ambientet qendrore Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë dhe i arrestuar pritet të mbetet edhe shefi i saj.

Një burim i mirinformuar i gazetës Nacionale brenda policisë ka bërë me dije se njësia e krimeve ekonomike pritet ta arrestojë edhe drejtorin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Bastisja po bëhet edhe në zyrën e drejtorit të KEK-ut. Pritet edhe arrestimi i drejtorit Nagip Krasniqi,” – ka thënë ky burim.

-Advertisement-

Burimi ka treguar se dyshimet kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave së bllokut A5.

Sipas këtyre burimeve, hetimet po bëhen për shkak të keqpërdorimit të një tenderi për remontin e Bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për të cilën kishte raportuar edhe gazeta Nacionale më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera